Dy përfaqësuesit e opozitës politike Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili e kanë vlerësuar tryezën si një hap i rëndësishëm për reformën zgjedhore.

 

Në një deklaratë për mediat përfaqësuesit opozitarë në tryezën e përbashkët të reformës zgjedhore kanë theksuar se kjo do t’i kthejë besimin shqiptarëve tek procesi demokratik zgjedhor.

 

Në fjalën e tij në fund të takimit Bylykbashi ka thënë se në këtë tryezë opozita dhe pala e Ramës kanë rënë dakord për filimin e procesit të reformës zgjedhore.

 

“Ky dokument sot garanton atë që kemi kërkuar prej kohësh. Reforma zgjedhore bëhet me konsensus, dhe të jetë gjithëpërfshirëve. Në këtë mekanizmë do të kemi edhe asistencën e ndëkombëtarëve. Pas kaq kohësh nga kërkesa jonë për të arritur do të insitucionalizohet një forum tehlbësor do të jetë këshilli politik”.

 

Ndër të tjera Vasili është shprehur se ky është një hap i rëndësishëm që është hedh në lidhje me plotësimin e kushteve të Bundestagut.

“E ndan një proces nga paanshmëri me garanci e ekspertizës ndërkombëtare që adreson çështjet që kanë qenë shkaku i shkatërrimit të besimit dhe zgjedhjeve të mbajtura në Shqipëri. Krijon mundësinë që të gjithë aktorët dhe faktorët të kenë mundësinë të shprehen dhe të realizohet konsensusi që i ka munguar procesit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *