Subscribe

Oerd Bylykbashi tha nga Durrësi se procesi zgjedhor ka nisur me probleme.

 

Në një dalje për mediat, Bylykbashi akuzoi se drejtues lokal dhe të institucioneve të Bashkisë së Durrësit janë në qendrat e votimit dhe po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve.

 

Jam këtu për të denoncuar një problematik e cila ishte shumë e pritshme. Drejtues lokal dhe drejtues të institucioneve në Bashkinë e Durrësit, janë duke penguar procesin e votimit, duke qendruar brenda qendra ve të votimit e duke ushtruar presion mbi zgjedhësit.

 

Partia Demokratike nuk do lejojë në asnjë moment që në qendrat e votimit të ushtrohet presion që pengon lirinë e ushtrimit të votës. Qendrat e votimit kur konstatohen këto momente duhet të bllokohen të thirret policia dhe këta persona të largohen.

 

I kërkojmë policisë të jetë e vëmendshme në këto momente kur drejtues të Partisë Socialiste kërkojnë të intimidojnë dhe ndikojnë se si zgjedhësit do votojnë”,-tha Oerd Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *