Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi denoncon Bashkinë e Durrësit se po ushtron presion mbi personat që shesin tek tregu I fruta-perimeve për të votuar ditën e dielë.

 

Në një një postim në “Facebook”, teksa ka publikuar një mesazh të marrë nga një qytetar, thekson se të gjithë tregëtarët janë kërcënuar se nëse nuk marrin pjesë në votime do të humbasin lejën e tregëtimit.

 

“Banditet e Bashkise Durres po ushtrojne ‎presion mbi personat qe shesin te tregu i fruta-perimeve i Durresit per t’i detyruar te votojne diten e diele bashke me familjet e tyre. Tregtaret jane kercenuar qe nese nuk votojne te dielen, ne 30 qershorin e Edi Rames, atyre do t’u hiqet leja e tregtimit ne tregun e fruta-perimeve. Tregtaret denoncojne se objektivi i ketyre banditeve me pushtet te PS me ne krye Dakon eshte qe te arrijne te sajojne me cdo kusht dhe cdo menyre 48 perqind te pjesmarrjes ne votim‎. Kjo eshte veper penale. Por prokuroria e Arta Markut nuk vepron sic nuk ka vepruar per dosjen 339 te vjedhjes se zgjedhjeve ne Durres ne 2017.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *