Bylykbashi: Bëmë propozime konkrete, prioritet lufta ndaj shit-blerjes së votave

Ka përfunduar mbledhja e grupit të punës së opozitës për Reformën Zgjedhore në selinë e Partia Demokratike.
Përmes një deklarate për mediat Oerd Bylykbashi shpjegoi ato se çfarë ishin diskutuar.
Opozita e bashkuar sipas tij e ka të qartë planin e saj me 5 pika, por mbi të gjitha siç theksoi ai është një proces që kërkohet edhe vullnet politik.
“Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit. Do bëhet e mundur heqja e duarve të komisionerëve, që me urdhër të mazhorancës manipulojnë zgjedhjet. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme. Opozita drafton zgjdhjet që janë në përputhje me ODHIR”.




