Kandidati për deputet i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi deklaroi se qytetarët kanë mundësinë të bëjnë ndryshimin më 25 prill.

 

Në një takim me profesionistët e lirë, Bylykbashi premtoi mbështetjen e tij për ta, kur të marrë mandatin e deputetit.

 

“Në takimin me profesionistët e lirë ekonomistë bashkëbiseduam mbi problematikat dhe zgjidhjet eventuale që ofrohen përmes programit të Partisë Demokratike, sidomos në taksim dhe rritje profesionale. Unë si deputet i Qarkut Durrës jam i vendosur ti mbështes profesionistët e fushave të ndryshme por protagonistët e ndryshimit të vërtetë janë ata! Suksesi i tyre është i lidhur me këmbënguljen, talentin dhe angazhimin! Pakënaqësitë ndëshkohen me votë prandaj me 25 Prill kthejini këto aspirata në realitet. Këto zgjedhje janë një shans për ndryshim dhe për të dhënë një mesazh të qartë që kjo qeverisje ka dështuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *