E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 58 minuta më parë
Sport

Buzëqesh Inter, gati dy blerje për Spalletin

MUNICH, GERMANY - NOVEMBER 18: Arturo Vidal of FC Bayern Muenchen celebrates scoring his teams first goal during the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and FC Augsburg at Allianz Arena on November 18, 2017 in Munich, Germany. (Photo by Sebastian Widmann/Bongarts/Getty Images)

Luciano Spalleti më në fund mund të buzeqesh. Trajneri I Interit vetëm pak ditë më parë kishte shprehur pakënaqësi në lidhje me fushatën e blerjeve në merkato.

 

Por  orët e fundit, duket se kërkesat e tij kanë rënë në veshët e duhura pasi zikaltrit janë afër zyrtarizimit të marreveshje me Atleticon e Madridit dhe Bayern Mynih për të blere Simo Vrsaljko dhe Arturo Vidal.

 

Reklamë

Për mbrojtësin kroat është gjetur gjuha e përbashket me klubin spanjoll dhe vetë lojtarin ndërsa për kilienin Vidal ka ende edhe pak punë.

 

Ai pritet të mbërrijë tek zikaltrit në huazim por me detyrim blerjen e kartonit vitin e ardhshëm.

 

Tani mbetet vetëm të përcaktohet sa do të jetë shumë totale që do të shkojnë në arkat e skuadrës gjermane në fund të operacionit, 20 milion euro sa pretendon Inter apo 30 milion euro sa shpreson të marrë Bayern.

Vazhdo të lexosh

Reklamë