Investimet në infrastrukturë si dhe rritja e sigurisë rrugorë  edhe për vitin 2024 do të vijojnë të jenë në fokusin kryesorë të shpenzimeve të ministrisë përgjegjëse.

 

Belinda Balluku ministrja e Infrastrukturës duke raportuar në komision, evidentoi politikat e reja të dikasterit që ajo drejton.

 

“Politikat e reja prioritare të ministrisë janë: Qendra e monitorimit të trafikut, faza e dytë, zgjerimi i superstradës tiranë Durrës faza 1 dhe 2. Përmirësimi i sinjalistikës rrugore  kombëtare si dhe punimet në rrugët dytësore Bypass Plepa-Kavajë –Rogozhinë”, tha Belinda Balluku

 

Sa i takon projekteve në proces, në vitin e ardhshëm do të vijojë financimi për Unazën e Madhe të Tiranës, zgjerimi i rrugës Elbasan-Qaf -Thanë etj. Por vitin që vjen do të hapet dhe gara për portin e ri të Durrësit në Porto Romano

 

Ministrja njoftoi se në muajin e ardhshëm do të hapet sërish thirrja për të gjithë ata qytetarë që duan të instalojnë panele fotovotlatike me bashkëfinancim nga qeveria në masën 70%. Do të pranohen 2000 abonentë familjarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *