Subscribe

Vitin që vjen buxheti i shtetit kap shifrën prej 5.8 mld euro, por për opozitën kjo shifër e lartë është dëshmi e rritjes së taksave.

 

Jorida Tabaku kritikoi shifrat e draftit ekonomik dhe paketën fiskale që sipas saj për herë të parë në kohë krize parashikon 130 mln euro taksa dhe tatime shtesë për qytetarin

 

“Ne këtë buxhet që dëgjoni më i madhi në histori po ju them se 130 mln euro janë taksa shtesë që paguan qytetari, si asnjëherë më parë në kohë krize. Po kaq është edhe fondi që do të paguhet për koncesionet korruptive edhe pse inflacioni është rritur ndjeshëm- tha Jorida Tabaku gjatë diskutimeve në parlament.

 

Ne kemi parashikuar që fond prej 50 mld leke vetëm shtresat në nevojë, ndaj ato që dëgjoni se taksat nuk shkon tek qytetari është një e pavërtetë”,- u shpreh Ibrahimaj  

 

Për qeverinë objektivat për vitin e ardhshëm janë të qartë: garantimi me furnizim dhe mos rritje çmimit të energjisë elektrike si dhe mbështetje direkte për qytetarët më në nevojë.

 

“Me masat e mara përfitojnë 1.2 milion qytetarë, duke mos rritur çmimin e energjisë, duke hequr tatimin nga pagat 40-50 mijë lekë, duke rritu pagat dhe pensionet njësoj siç kemi bërë edhe gjatë këtij viti-tha Ibrahimaj

 

Ky është një buxhet që fal porte, aeroporte koncesione ndërsa ka dënuar ekonominë e lirë. Është një sistem që nuk ka në qendër qytetarin por klientët e qeverisë”.-tha Tabaku

 

Vitin që vjen qeveria ka parashikuar edhe skenarë alternativë në rast të mos realizimit të planit buxhetor, ku një prej tyre është dalja në tregje për emetimin e një tjetër eurobondi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *