Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend në prezantimin e buxhetit të vitit 2022, ka theksuar se qytetarët janë dëshmitarë të ndryshimit si nata me ditën në shëndetësi.

Manastirliu theksoi se pavarësisht kushteve pandemike, buxheti për shëndetësinë është rritur me 85 % të financimit publik.

“Çdo qytetar që merr shërbim në qendrat shëndetësore, poliklinikat dhe spitalet e rindërtuara në një pjesë të madhe të qyteteve tona, është dëshmitar i një vale transformuese, e cila padyshim që nuk do të ndalet edhe këtë vit. Dhe ekziston një fakt që e shpërfaq fare qartë ndryshimin si dita me natën, që mbështetja për shëndetësinë ka pësuar në 8 vite. Eshtë shifra kokëfortë e rritjes së Buxhetit për Shëndetësinë, gjatë dy mandateve. 85 % rritje, duke rritur kështu financimin publik e duke ulur shpenzimet nga xhepi i qytetarëve për shërbimin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2022, Manastirliu tha se do të jetë në fokus pandemia dhe efektet post-Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *