E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Buxheti 2020, Trump përfshinë edhe ndërtimin e murit me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të bëjë një kërkesë të veçantë në prag të miratimit të buxhetit për financimin e ndërtimit të murit me Meksikën si dhe për financimin e zhvillimit të Forcës Hapësinore, si degë e re e ushtrisë, deklaruan zyrtarë nga administrata.

 

Zyrtarët deklaruan se plani i presidentit për buxhetin premton balancim brenda 15 vjetësh.

 

Reklamë

Trump do të kërkojë 750 miliardë për mbrojtje, një shtytje për ushtrinë, duke shkurtuar shpenzimet tjera për 5 përqind, tha zyrtari në kushte anonimiteti, para publikimit të dokumentit, raporton AP.

 

Buxheti zakonisht shihet si plan për prioritetet e Shtëpisë së Bardhë. Buxheti për vitin fiskal 2020, do të rris kërkesat për disa agjenci dhe do të bëjë shkurtime në disa tjera për t’u dhënë hapësirë prioriteteve.

 

Çështja e murit me Meksikën dhe kërkesa për financim nga Kongresi kishte shkaktuar mbylljen e Qeverisë amerikane. Mbyllja 35-ditëshe e Qeverisë, ka qenë më e gjata në historinë e SHBA-së dhe ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin rroga./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë