Buxheti 2019/ Ahmetaj: Rritje pagash me 7 %

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj prezantoi pasditen e së mërkurës para Konferencës së Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2019.
Ndërkohë opozita vijon me bojkotin e saj të nisur që në fillim të këtij sesioni parlamentar.
Në fjalën e tij në komisionin e ekonomisë ministri Ahmetaj, theksoi se do të ketë rritje pagash me 7% në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.
“Parashikohet hapja e 90.000 mijë vendeve të punës .Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës. Rritja pritet të mbështetet nga konsumi e investimet. Shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% . Ligji për tatim të të ardhurave, ulje në 8%”. Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind, në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind. Investimet publike janë parashikuar në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, apo 88.8 miliardë lekë. Subvencioni nuk do të jetë më pasiv. Investimet publike janë planifikuar të jenë në masën 8.8 milionë lekë. Do te kete përparësi fusha e arsimit dhe shëndetësisë.Fondi për kompensimin e pronarëve parashikohet duke filluar nga viti 2021 të rritet me tre here ,për trajtimin e ishpronarëve në ligjin 133, dhe përfundimin e trajtimit të kompensimeve me 5 mld lekë.”
Gjithashtu ai u ndal edhe tek shifra e parashikuar për shpenzimet për ndihmën ekonomike, e cila sipas ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, është parashikuar të jetë 20.5 miliardë lekë.




