Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza për ligjin e menaxhimit të Butrintit.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se në Kepin e Stillos do të ndërtohen qindra vila dhe po ashtu resorte. Ish-kryeministri e cilësoi këtë marrëveshje si më korruptiven në histori.

 

“120 vila në kepin e Stillos, resorte në gjirin e Manastirit. Mund t’ju them zotërinjve fondit nuk iu takonte ju të shndërroheshin në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambiciet e tij korruptive. Unë kam respektin më të madh për kontributet e tyre, por zotërinj keni qenë ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që protestonit pse u zgjerua, pse u hoq një zonë kreative që ishte Ksamili. Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetë për të rrëmbyer 830 ha toka me pasuri dhe për të bërë ndryshme klani Rama dhe klane të tjera. Këtu është problemi kryesor i kësaj marrëveshje, që do shkojë në histori si më korruptive”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *