Bushati: Vendimi për negociatat, në qershor

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme duke folur nga Nju Jorku është shprehur optimist për hapjen e negociatave. Ditmir Bushati tha deri ne qershor Shqipëria duhet te tregoje rezultate te prekshme me zbatimin e vetingut, në mënyrë që BE të marrë vendimin deri qershorin e ardhshëm.
“Me qeverinë Rama 2 kemi një ristrukturim, që do të thotë se Ministria e Punëve të Jashtme do të kujdeset për këtë proces. Lidhur me kalendarin e BE, ne jemi duke punuar në lidhje me zbatimin e ligjit të vetingut, sikundër po punohet kundër krimit të organizuar, korrupsionit. Në mars do të ketë një takim me vendet e procesit të zgjerimit, ne synojmë që në harkun kohor të kësaj periudhe, të kemi disa hapa konkrete që BE-ja të marrë një vendim konkret për Shqipërinë.”
Reklamë
Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Bushati theksoi se janë bërë disa hapa konkrete për normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë, për t’i dhënë zgjidhje çështjeve te mbetura pezull sipas frymës ndërkombëtare. Shefi i diplomacisë shqiptare nuk beson se Athina do te bllokoje integrimin e vendit tone.
Ministri i jashtëm shprehet se Ballkani Perëndimor krahasuar me disa vite më parë është më i stabilizuar, por shton se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm per integrimin e rajonit ne Bashkimin Europian.




