Subscribe

Lulzim Basha vendosi te beje publik programin elektoral me të cilin synon të ktheje demokratët në pushtet pas 8 viteve opozitë. Premtimi i pare është ulje varfërisë dhe dyfishimi i të ardhurave për frymë. Përballja kryesore mes dy filozofive në këto zgjedhje do të jene taksat, demokratët propozojnë një sistem te ri taksimi.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, deputeti i Parisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se ky sistem i ri taksimi që PD synon të realizojë është një eksperiment i dështuar.

“Sot, në asnjë vend të botës të zhvilluar nuk ka rezultuar e suksesshme taksa e sheshtë. Dhe me studimet më të fundit, referuar atij të BE-së, tërësisht thotë që duhet kthimi tek taksa progressive.

Përveç Rusisë që nuk e deklaron, është e suksesshme apo jo, të jerat në të gjithë vendet e BE-së, thonë që duhet të kthehen në taksën progressive, për shumë arsye, edhe për shkak të pabarazive. Të gjithë vendet e zhvilluara sot, nga Italia, Gjermania, Franca, Anglia…. Kush jemi ne që bëjmë eksperimente… Ky është një eksperiment i dështuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *