E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati takon Kurz në Vjenë

Ministri për evropën dhe punët e jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në takimin e 24-t të Këshillit Ministror të OSBE-së, me ftesë të ministrit të evropës, integrimit dhe punëve të jashtme të Austrisë  Sebastian Kurz. Në këtë takim dy ditor, i cili përmbyll presidencën austriake të OSBE-së, marrin pjesë 45 ministra nga shtetet anëtare të organizatës.

 

Sipas agjendës, ministrat do të përqendrohen në analizën e përpjekjeve të bëra për të zgjidhur konfliktet në hapësirën e OSBE-së, forcimin e kapaciteteve të organizatës për të nxitur bashkëpunimin, rigjallërimin e dialogut strategjik mbi politikat rajonale të sigurisë. Shefat e diplomacive do te diskutojnë edhe mbi sfidat e reja globale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë