Politikë
Bushati takon komisionerin Hahn

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati u takua ne Davos te Zvicrës me komisionerin europian per zgjerimin Johanes Hahn. Përmes nje statusi ne facebook, kryediplomati shqiptar beri te ditur se ne takim u diskutua. Kalendari politik i Komisionit Evropian me Shqipërinë, si dhe ecura e reformave shtet-konsolidues.
Bushati nënvizon se viti 2018 është vendimtar për ecurinë e mëtejshme të vendit në procesin e integrimit europian. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE nuk është as për qeverinë e as për opozitën, por për Shqipërinë dhe shqiptarët, përfundon ministri statusin e tij.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




