E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bushati takon homologun holandez

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me homologun e tij holandez Hable Zijlstra, në kuadër të punimeve të ministerialit të NATO-s në Bruksel. Dy homologët biseduan mbi zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e vettingut.

 

Bushati u shpreh se Shqipëria është tashmë e përgatitur për të hedhur hapin e ardhshëm në procesin e integrimit, si dhe e konsideron hapjen e bisedimeve si fillimin e një procesi transformues në rrugëtimin evropian të vendit. Por ministri i jashtëm i Holandës, u shpreh se perspektiva e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në BE është e padiskutueshme, por theksoi se Holanda dëshiron të hedhë hapa të matur  dhe të vendosur përsa i përket politikës së mëtejshme të zgjerimit.

 

Reklamë

Ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, duke pasur parasysh se Holanda është investitori i dytë më i madh në Shqipëri, si dhe e inkurajoi ministrin Bushati, që qeveria të vijojë me ritmin dhe dinamikën e reformave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë