E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati takohet me homologët e Malit të Zi e Kroacisë

Në kuadër takimit të Adriatikut ministri i jashtëm Ditmir Bushati bisedoi me homologët e tij të Malit të Zi dhe Kroacisë në Budva.

 

Shefi i diplomacisë shqiptare Bushati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes tre vendeve në proceset e integrimit dhe kthimin e rajonit në një hapësire të zhvillimit të projekteve të përbashkëta.

 

Reklamë

Tre ministrat shprehën mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe vlerësuan marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës si dhe dialogun Kosovë-Serbi, por edhe avancimin e projekteve strategjike si korridori Adriatiko-Ionian dhe gazsjellësi që do lidhë linjën Trans-Adriatike me Kroacinë nëpërmjet Shqipërisë.

 

Në përfundim të takimit ministrat e jashtëm të të tre vendeve nënshkruan një deklaratë të përbashkët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë