Përpara samitit te vendeve te Ballkanit Perëndimor te Parisit qe mbahet ne muajin korrik, ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, zhvilloi nje vizite zyrtare ne Francë. Ne takimin me homologun francez Zhan Mark Ejro u diskutua per reformat qe po ndërmerr Shqipëria, per anëtarësimin ne BE. Ministri Ejro vlerësoi si te rëndësishme miratimin e reformës ne drejtësi, per integrimin e vendit dhe shprehu mbështetjen e Francës ne këtë proces. Duke iu referuar sfidave qe po përjeton sot Europa nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, dy ministrat rikonfirmuan nevojën e koordinimit te agjencive te specializuara ne përballimin e tyre. Ne Paris u mbajt takimi i ministrave te jashtëm te rajonit, ku merrte pjese edhe komisioneri per zgjerimin Hahn dhe përfaqësues te vendeve anëtare te unionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *