Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme u takua me kryetarët e dhomave të tregtive të qarqeve, në funksion të koordinimit të punës me të gjithë aktorët shtetërorë e privatë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kuadër të diplomacisë ekonomike. Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë e ndërveprimit mes biznesit e shtetit për të promovuar interesat ekonomike të vendit.

 

Bushati shtoi se duhet të tejkalohet dobësia strukturore në mënyrë që të mund të promovohen produktet shqiptare e të zgjerohen tregjet. “qasja jonë e re ndaj diplomacisë ekonomike, synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe të bazohet mbi një strukturë të qartë organizative, të ketë një fokus të veçantë te baza e informacionit, komunikimit në kohë sa më të shkurtër u shpreh kreu i diplomacisë Dimtir Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *