Subscribe

Me 83 vota pro e 13 kunder parlamenti miratoi nje shtese ne koncesionin per Porto Romanon, port i cili deri dje ishte specifik vetem per hidrokarburet, por nga neser do te kete te drejte te perpunoje anije qe transportojne mallra te tjera.

Por miratimi I ketij koncesioni u shoqerua me kritika te forta nga ish –ministri I Jashtem Ditmir Bushati I cili kerkoi qe parlamenti te mos e votoje kete kontrate duke I bere apel drejtperdrejt kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci.

DITMIR BUSHATI

ISH-MINISTER I JASHTEM

Jam 100% dakord me fjalën që ju mbajtët në fillim të kësaj seance, ku thatë se ne nuk jemi zotër të këtij vendi dhe duhet të jemi të kujdesshëm me liritë politike dhe liritë ekonomike të qytetarëve që përfaqësojmë. Në rast se do i qëndrojmë këtyre fjalëve do ju lutesha sot fillimisht që mos ta votojmë këtë kontratë, t’i japim kohë vetes, gjithë aktorëve shtetërorë për të bërë analizën më të mirë të mundshme sepse ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, forcë e qëndrës së majtë dhe nuk kemi asnjë tagër as si maxhorancë e as si Kuvend i Shqipërisë që të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re. Ne nuk  kemi asnjë tagër z. Kryetar, zonja e zotërinj deputetë, për  të marrim vendime për 30 vitet e ardhshme.

Bushati ka ngritur pikepyetje per procedure e ndjekur per kete koncesion dhe per perfitimet e qytetareve nga kjo kontrate, por numri dy i socialisteve iu kunderpergjigj duke mbrojtur kontraten.

DITMIR BUSHATI

Ne këtu duhet të kishim një projekt fizibiliteti aq më tepër që këto shërbime i ofron porti i Durrësit. Unë jam njeri që besoj te idealet e qendrës së  majtë dhe e dua publiken. Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe tia japim privatit, nuk kemi pse ARZH-ja të nxjerr tenderin 5.5 milionë euro për t’i çuar dhe rrugën prifatët.

TAULANT BALLA

Ne duhet te japim shembullin qe kur nje kompani ecen mire paguan taksat, dhe ka nevoje te beje nje ndryshim kontrate, kjo historia e ketyre disktuimeve patetike dhe gjoja ne interest e njerezve por thjesht per te kapur lajmin e dites nuk I ben nder askujt”

Debati mes dy socialisteve kaloi pertej kufijve te ketij koncesioni duke prekur qasjen e se majtes ndaj biznesit.

DITMIR BUSHATI

Unë kam respekt për kapitalin, i heq kapelen çdo biznesmeni të ndershëm shqiptarë, po duhet të ndahemi me oligarkinë. Oligarki është një problem shqëetësues në të gjitha vendet e botës dhe niveli i penetrimit politik dallon nga fuqia dhe fortësia e institucioneve. Duhet ta përballojmë këtë realitet, nuk duhet të bëhemi si Partia Demokratike që ditën vajton dhe natën i shkel syrin oligarkëve duke i vënë gjoba.

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

“Fjala e kolegut mu duk si fjala e Grida Dumes, I shoh gjerat mire nga jashte por nuk me pelqejne nga brenda.   

Nderkaq Parlamenti miratoi ndryshimet ne buxhet qe parashikojne 7 miliarde leke te destinuar per betejen kunder koronavirusit si dhe ka miratuar aktin normativ qe parashikon faljen e te gjitha gjobave te vendosura per shkeljen e karantines nga marsi deri ne hyrjen ne fuqi te ndryshimeve ne kodin penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *