E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Politikë

Bushati: PS-në e penalizoi më shumë gara e brendshme

Kreu i PS për Tiranën, Ervin Bushati deklaroi për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se PS mund të kishte marrë edhe 78 mandate në garën e 25 prillit.

 

Sipas tij, kjo mund të arrihej nëse do të kishte një përqendrim edhe më të madh te numri 12 i PS. Bushati u shpreh se PS u penalizua disi nga gara brenda partisë.

 

“Ne kishim mundësinë e disa kandidatëve më të spikatur sesa PD. Mendoj që ne na ka penalizuar më shumë gara normale, e brendshme, që hoqi fokusin nga numri 12, mes kandidatëve të ndryshëm. Si forcë politike, mund të kishim qenë më të fokusuar për të marrë 78 mandate dhe i kishim të gjitha mundësitë sepse treguam se jemi në rritje. Ishte një sistem i ri elektoral. Me më shumë fokus dhe energji te numri 12, ne do të kishim pasur jo 19, po edhe 20 mandate në Tiranë. Herës tjetër duhet të jemi shumë më të fokusuar në sinergjinë tonë të përbashkët në funksion të PS.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë