E enjte, 17 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Bushati: Progres me Kotzias, bashkëpunim për integrimin

Një javë pas takimit me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias në Kretë, shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, flet me optimizëm mbi negociatat dypalëshe, për zgjidhjen e problematikave mes dy vendeve.

 

Integrimi europian i vendeve të rajonit, ishte kryefjalë e takimit mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, zhvilluar në Durrës. Për Bushatin, rasti i Kroacisë tregon se çfarë hapash duhen ndjekur.

 

Shqipërinë, anëtare në BE, e mbështet qeveria e Zagrebit, e cila përmes ministres së Jashtme ofroi asistencë.

 

Ministri malazez, tha se integrimi evropian është një nga çështjet me interesin kryesor të qeverisë së tij, çka do sillte stabilitet për rajonin.

 

Në deklaratën e përbashkët të “Trilaterati të Adriatikur”, Shqipëria, Kroacia dhe Mali i zi u riafirmua e strategjia e bashkëpunimit, si mekanizëm i vlefshëm që kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës Juglindore.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video