E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Bushati: Progres me integrimin

Ministri per europen dhe punët e jashtme, Ditmir Bushati ne nje interviste per radion “Monocle 24”, vlerësoi se Shqipëria ka bere përparim te madh ne rrugën drejt anëtarësimit ne BE.

 

Bushati pranoi se nuk po ecet me ritmet e dëshiruara drejt këtij procesi. Ai ka pohuar se ne Shqipëri nuk ka asnjë force politike qe e kundërshton trajektoren e vendit drejt BE-se, por ka rezistence politike dhe sociale ne zbatimin e reformave shtet-konsoliduese qe vendi ka ndërmarre.

 

Per kreun e diplomacisë shqiptare, pranimi ne BE shihet si një nxitje per transformim dhe gjithashtu nje mundësi e mjaftueshme ne ndërtimin e institucioneve te qëndrueshme, demokratike dhe te përgjegjshme ndaj qytetareve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë