E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Bushati pret homologun norvegjez

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti në takim homologun Norvegjez Børge Brende. Gjatë takimit të dy ministrat u ndalën gjerësisht në bashkëpunimin dypalësh, kryesisht ne projektet energjetike ndërkohë që nuk mbeti jashtë vëmendjes edhe kriza e refugjatëve. Ministri i jashtëm norvegjez tha se Shqipëria ka hyrë ne një fazë mjaft delikate reformash, të cilat do e afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian.

“Shqipëria është nje vend i mrekullueshëm dhe gjithashtu një vend, i cili po kalon nje faze transformimi. Reformat qe qeveria ka ndërmarre janë mjaft te rëndësishme. Ne ndjekim me vëmendje dhe rolin e lidershipit e Shqipërisë ne Ballkanin Perëndimor. Kjo është e rëndësishme, pasi kemi nevoje per stabilitet ne këtë pjese te europes dhe Shqipëria ka treguar se luan rol thelbësor”.

Vizita e ministrit te jashtem Norvegjez eshte e para ne vendin tone qe pas vitit 1998.

 

 

Më shumë video

Reklamë