Subscribe

Tek protesta dhe lëvizjet politike të opozitës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shikon përpjekje për destabilizim të vendit. Shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se Partia Socialiste është e vendosur të ecë në rrugën e reformave, sidomos në atë të drejtësisë.

 

Në një klimë të acaruar marrëdhëniesh me aleaten kryesor në koalicionin qeverisës LSI-së, Bushati thotë se socialistët nuk pajtohen me këtë qasje.

 

E sa i takon pretendimeve për shtyrje të zgjedhjeve, Ditmir Bushati e kundërshton, pasi thekson se të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën.

 

Minsitri i Jashtëm i ka bërë këto deklarata nga Shkodra, ku mori pjesë në nisjen e projektit e mbështetur nga ambasada norvegjeze, në bashkëpunim me “British Council”, për trajnimin e të rinjve në përdorimin e platformave dixhitale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *