E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 47 minuta më parë
Video · Politikë

Bushati: Optimist për negociatat në fund të qershorit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati  u tregua optimist se në mbledhjen e Këshillit Evropian më 28-29 qershor do të merret vendimi për hapjen e negociatave. Në një intervistë për “The Japan News”, gjatë vizitës së tij tre ditore në Japoni, ministri Bushati u shpreh se ende nuk ka një strategji të qartë të BE-së se si të punojë me Ballkanin Perëndimor, duke e quajtur rajonin një “kopsht të lënë pas dore” nga unioni.

 

Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati u ndal edhe te raporti i Komisionit Europain cili sugjeron që vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, mund të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2025.

 

Reklamë

“Ne e shohim atë si një faktor motivues, për të përshpejtuar reformat dhe për të përmbushur kushtet për anëtarësim”-tha ministri.

 

Bushati tha gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për më shumë investime nga Japonia në sektorë të tillë si në infrastrukturë apo tregu i automjeteve.

Më shumë video

Reklamë