“Rusia synon të rrisë ndikimin në ekonominë dhe jetën publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati në një intervistë për Zërin e Amerikës.

 

Rusia apo aktorë të ndryshëm, që ne i konsiderojmë si aktorë të tretë në rajon, tentojnë të rikthehen tek politika e sferave të influencës, apo gjeopolitika, përmes ndikimeve të tyre të drejtpërdrejta, qoftë në ekonomi apo në jetën publike. Është një fakt i pamohueshëm, që vitet e fundit shohim një prezencë më të madhe të Rusisë në këtë drejtim, qoftë përmes drejtimeve politike, për sa i përket zhvillimeve në rajon, zhvillimeve në Mal të Zi, zhvillimeve në Maqedoni, ecurisë së dialogut Serbi-Kosovë. Por edhe një lloj penetrimi në hapësirën publike, në hapësirën mediatike ku disa prej mediave kryesore ruse janë prezent në Ballkanin Perëndimor.”

 

Edhe më herët Bushati përmes një interviste për “Atlantic Council” kishte kërkuar rritje më të madhe te angazhimit amerikan ne Ballkan.

 

Ministri komentoi edhe situatën politike në Shqipëri, ku tha se garancitë për zgjedhje të lira gjendet tek zbatimi i rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it.

 

Ne sot jemi në një situatë që do ta konsideroja më tepër artificiale. Kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe garancitë për të përmirësuar strukturën zgjedhore dhe infrastrukturën zgjedhore, nuk janë tek çadra poshtë kryeministrisë, por janë tek zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.”

 

Përsa i përket strehimit në Shqipëri të rreth 3 mijë pjesëtarëve të opozitës iraniane, MEK, Bushati sqaroi se nuk ka aktivitet te tyre politik në vendin tonë dhe as qëndrim politik të Shqipërisë, por vetëm një qëndrim humanitar te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *