Subscribe

“Pavarësisht se si është raportuar ne media, mund t’iu them qe negociatat nuk kane përfunduar, jemi ne proces bisedimesh.”

 

Me keto fjali, Ministri Bushati rikonfirmon dhe njëherë qe mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon ende puna per gjetjen e nje marrëveshje per kufirin detar, ndërsa ndalet dhe tek marrëdhëniet e shume debatuar mes tij dhe Presidentit Meta.

 

“Eshte nje komunikim institucional. Jemi përpjekur per te shkuar përtej thjesht detyrimit qe përcakton ligji dhe besoj se do te vijoi i tille deri ne fund te këtij procesi. E kam thene disa here qe nuk ka arsye per protagonizem apo bllokim persa i perket këtij procesi ku te gjithë duhet te jemi pjese e nje ekipi.”

 

Ministri Bushati nuk e mohon qe brenda grupit ka zëra kundër, ose me qasje te ndryshme nga shumica, por e ka nje shpjegim dhe per ketë.

 

“Eshte krejt normale qe ne nje grup realitivisht te madh, sic është grupi i eksperteve shqiptar, te kete diskutime, por dua t’ju garantoj qe ne tryezën e bisedimeve, Shqipëria flet me nje zë, siç imponon ligji.”

 

I pyetur mbi afatin e artikuluar nga Komisioneri Hahn pak dite me pare lidhur me mbylljen e kësaj marrëveshje, Bushati u shpreh i rezervuar

 

“Nuk e konfirmoj dot qe do jete brenda dy javësh. E kam thëne gjithmonë qe do jete nje proces qe do kërkoje kohen e vet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *