E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati në Lituani: Hapja e negociatave sa më parë

Ministri për Evropën dhe punët e jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me homologun e tij lituanez Linas Linkevičius, në kuadër të një turi rajonal në vendet baltike.

 

Gjatë takimit Bushati foli për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rëndësinë e gjallërimit të bashkëpunimit ekonomik. Dy ministrat i kushtuan vëmendje të veçantë integrimit evropian dhe impaktit transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e Ballkanit, përfshirë sigurinë e tij.

 

Ministri i jashtëm i Lituanisë konfirmoi qëndrimin mbështetës për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave te anëtarësimit gjatë këtij viti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë