E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Bushati në familjen e Florenc Beqirajt: Hetim ngjarjes

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka vizituar familjen e Florenc Beqirajt në Shkodër, ku shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së të afërmit të tyre. Bushati tha se kontaktet me autoritetet franceze janë të pandërprera, për të mësuar më shumë mbi hetimet që po kryhen atje.

 

I zgjedhur deputet në Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 2017-ës, Ditmir Bushati premtoi se qeveria do të marrë përsipër shpenzimet e sjelljes pranë familjes së trupit të pajetë të Florenc Beqirajt.

 

Reklamë

23-vjeçari Florenc Beqiraj kishte shkuar në Francë për të kërkuar azil, ku ishte ndaluar nga policia për mungesë dokumentacioni dhe që prej datës 15 dhjetor 2017, ishte shtruar në spitalin e Marsejës, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit.

 

Ndërkohë, Ambasada e Shqipërisë ne Francë është shprehur se po ndjek nga afër çështjen me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar.

Më shumë video

Reklamë