E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bushati në Emiratet e Bashkuara, kërkon financim për bulevardin e ri 

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbështetje për financimin e zgjatimit të bulevardit të Tiranës. Shefi i diplomacisë shqiptare po ndjek punimet e forumit “Sër Bani” që mbahet në emirate, dhe zhvilloi nje takim me homologun Sheikh Abdullah Bin Zajed Al Nahian. Takimi mes dy ministrave te jashtëm u fokusua tek bashkëpunimi ekonomik dhe financimi nga ana e Emirateve të projekteve infrastrukturore në Shqipëri. Nga ana e tij, shefi i diplomacisë shqiptare Bushati kërkoi asistencën e Emirateve te Bashkuara Arabe per bulevardin e ri te Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë