Subscribe

Kriza e emigranteve dominoi takimet e shefit te diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati me zyrtare te larte ne Athine. Gjate bashkëbisedimit me te, presidenti Prokopis Pavlopulos riktheu ne vëmendje eksodin e shqiptareve ne shtetin fqinj, duke i kërkuar Bushatit qe Shqipëria te trajtoje emigrantet ne mënyrën me te mire, siç veproi Greqia me shqiptaret qe emigruan ne këtë vend. Kërkesës se Papvlopulos qe Shqipëria te mos u bashkohet vendeve ballkanike, qe kane fobi nga refugjatet, Bushati iu përgjigj me angazhimin e Tiranës zyrtare per te ndihmuar ne zgjidhjen e kësaj krize. Edhe ne takimin me homologun grek, Nikos Kocias, Bushati përsëriti angazhimin e Shqipërisë si nje vend kandidat për t’u bere pjese e familjes europiane.  Gjate konferencës se përbashkët per shtyp, dy ministrat theksuan se kane gjetur gjuhen  e përbashkët per zgjidhjen e problemeve qe ekzistojnë mes dy vendeve. Kocias e beri te qarte se Greqia nuk është ne lufte me Shqipërinë, me te cilën janë aleate ne NATO dhe se tashme qe pakti i Miqësisë shënon 20 vjetorin e firmosjes, ka ardhur koha qe ai te rinovohet. Kryediplomati grek përsëriti angazhimin per te mbështetur Shqipërinë ne rrugën e integrimit europian. Ministri i jashtëm u prit dhe nga Kryetari i Parlamentit grek Nikos Voutsis. Gjatë takimit, palët ndanë rëndësinë dhe rolin që mund të luajnë Parlamentet e dy vendeve në forcimin dhe konsolidimin e raporteve. Në këtë kontekst, Ministri Bushati shprehu bindjen se Parlamenti grek do të mbështesë çdo nismë ligjore që kontribuon në thellimin e kuadrit ligjor dypalësh, si shprehje e vullnetit të të dy popujve tanë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *