E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati: Mbështesim integrimin e fqinjëve në NATO

Zgjerimi i Aleancës se Atlantikut te Veriut me anëtare te rinj nga rajoni i Ballkanit, nuk shihet si kërcenim per Shqipërinë, qe mbështet përfshirjen e tyre ne NATO. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ne Konferencën e Ambasadoreve ne Tirane. Shefi i diplomacisë shqiptare deklaroi se synimi strategjik i Shqipërisë mbetet ai i anëtarësimit ne BE, dhe shërbimi i jashtëm është bere instrument kryesor per kapërcimin e disa pengesave. Bushati foli edhe per situaten e fundit ne Europe dhe pasigurinë qe u shkaktua nga rezultati i Referendumit ne Britani. Ndërsa, Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni, u ndal ne kete konference ne përpjekjet e vendeve te rajonit per integrimin ne Bashkimin Europian, si dhe sfidën e menaxhimit te fluksit te emigranteve. Persa i përket Brexit ai tha se pavarësisht vështirësive qe solli ky vendim, Europa do te jete ne gjendje te ece përpara dhe do te këtë nje sjellke miqësore me Britaninë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë