Subscribe

Arritje e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Greqisë mbi përcaktimin e kufirit detar, do jetë në qendër të takimit mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut grek Nikos Korzias, në Rodos.

 

Shefat e diplomacisë së të dy vendeve, do të diskutojnë ecurinë e dialogut mes dy vendeve mbi çështjet e mbetura pezull nga e kaluara. Gjatë takimit në ishullin grek, ministrat Bushati dhe Kotzias pritet të kalojnë në skaner rezultatet e bisedimeve mes grupeve negociatore.

 

Ndërkohë mediat greke flasin për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për detin. Ato shkruajnë se diskutimet teknike mes Shqipërisë dhe Greqisë për të zgjidhur dallimet, pritet të përfundojnë gjatë fundjavës, përpara se të hënën e ardhme në Luksemburg të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE.

 

Çështja e fundit që mbetet për t’u zgjidhur, sipas tyre – është marrëveshja e detit, për të cilën burime diplomatike greke thonë se palët gjenden afër konsensusit për zgjerimin territorial të detit deri në 12 milje. Ndërsa, bëhet me dije se diplomacia greke e ka bërë vazhdimisht të qartë se nuk do të diskutohet çështja e çame.

 

Nëse gjithçka shkon mirë, shkruajnë mediat greke, brenda tre javëve do të mbahet një takim mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Edi Rama, për të nënshkruar paktin e miqësisë dhe bashkëpunimit.

 

Ndërkohë, një tjetër media shkruan se ministrat e jashtëm Kotzias dhe Bushati po mbyllin marrëveshjen për të gjitha dallimet që kanë ekzistuar gjatë dekadave të fundit. Duke ritheksuar më pas se për sa kohë marrëveshja është finalizuar dhe nuk ka të papritura të minutës së fundit, Alexis Tsipras dhe Edi Rama do ta nënshkruajnë në një takim privat, i cili do të hapë rrugën për perspektivën e pranimit të Tiranës, gjatë samitit të BE më 28 dhe 29 qershor.

 

Para takimi me Kotzias, shefi i diplomacisë shqiptare ka marrë pjesë në Konferencën e Tretë për Siguri dhe Stabilitet, ku theksoi nevojën për bashkëpunim të përforcuar, ndaj sfidave të reja të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *