E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati jep leksion në “Columbia”

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ndodhet ne Nju York, ku mbajti nje leksion ne universitetin Kolumbia, me nje audience te gjere pedagogesh, studentesh dhe njohës te zhvillimeve ne Ballkan.

 

Ministri evidentoi bashkëpunimin e shkëlqyer me SHBA mbi bazat e partneritetit strategjik, kontributi i te cilës është i rendesishem per zhvillimet e qëndrueshme dhe te fqinjësisë se mire ne rajonin e Ballkanit.  Rekomandimi i Komisionit Europian – theksoi Bushati – është nje zhvillim i rëndësishëm per vendet e rajonit për konsolidimin e shtetit te se drejtës, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Ministri zhvilloi nje takim edhe me administratorin e PNUD-it, Achin Steiner. Bashkëbiseduesit vlerësuan kontributin qe PNUD jep ne zhvillimin e disa reformave te qenësishme ne Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë