Ditmir Bushati u la jashtë listave të PS për garën e 25 prillit. I pyetur për këtë çështje në studion e “Zgjedhje 2021”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi arsyen për këtë vendimmarrje. Sipas tij, vendimi ishte marrë qysh para se të vinte momenti për të hartuar listat dhe gjithçka lidhej me një detyrë të Bushatit në OSBE.

 

“Isha në mbledhjen e Kryesisë dhe ajo që dëgjova nga kryeministri ishte që ishte përpjekur për të promovuar Ditmirin në një post në OSBE. Kur e dëgjova për herë të pare, ishte diçka që kërciste dhe mbante erë konflikti interesi se ne kishim edhe Presidencën e OSBE. Zbulova që Ditmiri ishte në dijeni dhe kryeministri kishte bërë diçka të pazakontë, të dilte jashtë natyrës së vet për të lobuar për të. Ditmiri ishte përgatitur. Ishte bërë një “check out” nga grupi, përpara se të vinim tek data e listës.”

 

Sa i takon vendosjes së emrave të tillë të vjetër si Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko në vende “djegëse” në listë, Veliaj deklaroi se ata e mirëpritën këtë strategji.

 

“Mimi Kodhelin, Fatmir Xhafajn, Pandeli Majkon, i kam miq, kam mësuar shumë prej tyre sepse kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës në opozitë për t’i dhënë kësaj partie. Secili prej tyre tha po, kjo bën sens. Shpjeguam strategjinë, por ishte një lehtësi shumë e madhe kur të tre koelgët thanë që kjo është një strategji që funksionon. Sistemi i ri është proporcional brenda partive, mazhoritar brenda nesh. Ata që kanë një reputacion, krahasuar me dikë që sapo ka ardhur në politikë, ka një gravitet më të madh, mbledh më shumë mbështetës. Kam takuar shumë socialistë të ’92 që thonë e di çfarë, gjithmonë ju shikoja juve, por tani që shoh disa kolegë të tjerë që kanë marrë përsipër këtë barrë, do të dal në votim. Janë njerëz me taban, me rrënjë, që kanë marrë përsipër këtë sfidë, kanë pranuar këtë pozicion dhe kanë thënë këtu do kontribuoj për skuadrën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *