E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bushati i përvishet akuzave të Idrizit: Nacionalizëm për tepsi

Ministri Bushati ka reaguar me anë të një postimi në tëitter në lidhje me akuzat e Shpëtim Idrizit se Greqia I ka futur duart në politikën e brendshme shqiptare duke paguar para tek opinioniste dhe media.

 

Reklamë

Idrizi madje nuk kurseu as ironinë ndaj Bushatit duke e ftuar atë  të vazhdojë të përshëndesë bashkpunimin e turpshëm me homologun Kotzias të investuar direkt me Fonde Sekrete në dëm të interesave Kombëtare të Shqipërisë.

 

Por vetë Bushati në reagimin e tij thotë se kush bërtet në emer të nacionalizmit ballkanik nuk ka lidhje aspak me cështjen kombetare.

 

“Kush bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, s’ka lidhje me çështjen kombëtare e as me vendosmërinë e qeverisë @ediramaal që përfshiu në bisedime me fqinin jugor të gjitha çështjet që i kishte mbuluar pluhuri i harresës #nacionalizëmpërtepsi”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë