Ministri Bushati ne nje konferencë për shtyp komentoi opinionin e vendeve anëtare te Bashkimit Europian që hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë të  bëhet ne qershor të vitit 2019.

 

“Këshilli i Europian ka përcaktuar një afat kohor, qershorin e 2019 për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Është një praktikë e njohur për BE, i cili edhe në rastin e Serbisë, edhe në rastin e Malit të Zi ka përcaktuar një afat kohor, ku ndodhi puna përgatitore. Komisioneri Johannes Hahn është shprehur shumë qartë sot. Presidenca e BE në mbështetje të këtij procesi dhe ne besojmë se tanimë Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme në procesin e integrimit në BE.”Diskutimet e sotme dëshmuan një gjë që kemi kohë që e themi; kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria sidomos nga momenti i marrjes së statusit kandidat është një kurs reformat impresionues, i cili duhet të thellohet më tej në ditët dhe muajt në vijim. Do të ulemi me KE pa humbur kohë në mënyrë që qershori i vitit të ardhshëm ta gjejë Shqipërinë në një proces sa më solid.”

 

Më tej Bushati nuk nguroi të akuzojë dhe sulmoje segmente te politikës dhe medias të cilët kishin shprehur skepticizëm në lidhje me procesin e integrimit duke sulmuar shpesh qeverine për mos hapjen e negociatave.

 

 

“Këto ditë një pjesë e mirë e politikës shqiptare, e medias kishin vendosur 28 qershorin si ditën e bastit apo larjes së hesapeve me qeverinë dhe Edi Ramën a thua se procesi i integrimit ka lidhje me fatin e një qeverie. Ky është një proces që ka lidhje me fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më vjen mirë që basti i këtyre spekulantëve nuk i përmbush sot. Sot nuk është një ditë e gëzuar vetëm për qeverinë, por është një ditë e gëzuar për gjithë popullin shqiptar. Shpresoj që askush pavarësisht bastit të gabuar që kish vënë nuk duhet të ndihet i përjashtuar.Shqiperia është në rrugën e paktheyshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *