Tërheqja e investitorëve kineze ne Shqipëri, ka qene ne fokus te vizitës se Ministrit te Jashtëm Ditmir Bushati, ne Pekin. Gjate forumit per Bashkëpunimin Ekonomik “Shqipëri – Kinë, miqësi e vjetër, partneritete të reja” ku merrnin pjese sipërmarrje kineze qe kane shprehur interes per t’u futur ne tregun kinez, shefi i diplomacise shqiptare Bushati i ka sqaruar biznesmenët kineze per procesin e Berlinit ku është futur Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Jemi të vetëdijshëm se ekonomitë e vendeve si Shqipëria janë ekonomi me tregje të vogla dhe si të tilla e kanë të vështirë të konkurrojnë të vetme në tregjet rajonale e ato globale. Në këtë kontekst, unë mund t’ju them se edhe në kuadër të një procesi shumë të fuqishëm në të cilat janë kyçur vendet e Ballkanit Perëndimor, siç njihet ndryshe procesi i Berlinit, iniciativë e kancelares Merkel për të grupuar së bashku 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, sot ne kemi rënë dakord për një hartë lidhëse të të gjithë rajonit dhe e kemi të qartë se si duket dhe si do të jetë rajoni ynë deri në vitin 2020 – 2030 nga pikëpamja e ndërlidhshmërisë. Këtu i referohem korridoreve qendrore të infrastrukturës që do të lidhin portet, aeroportet dhe pikat kryesore të ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.”
Ministri Bushati ka sqaruar edhe projektet strategjike për Shqipërinë dhe ftoi sipërmarrjet kineze të marrin pjesë në ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane, e quajtur ndryshe “Korridori Blu”, e cila sipas Bushatit do t’i jepte një dimension të rëndësishëm unazës së turizmit mesdhetar.





