Ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati  vlereson vendimin e bahskimit europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë ne qershor te  2019. Gjate një konference për shtyp menjëherë pas vendimit, ministri Bushati e cilësoi një dite te gëzuar për shqiptaret.

 

Komisioneri Johannes Hahn është shprehur shumë qartë sot. Presidenca e BE në mbështetje të këtij procesi dhe ne besojmë se tanimë Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme në procesin e integrimit në BE.

 

Diskutimet e sotme dëshmuan një gjë që kemi kohë që e themi; kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria sidomos nga momenti i marrjes së statusit kandidat është një kurs reformat impresionues, i cili duhet të thellohet më tej në ditët dhe muajt në vijim. Do të ulemi me KE pa humbur kohë në mënyrë që qershori i vitit të ardhshëm ta gjejë Shqipërinë në një proces sa më solid.

 

Kryediplomati sqaroi se tashme do te vijoje puna për plotësimin e detyrimeve te anëtarësimit te Shqipërisë ne Bashkimin Europian.

 

Këshilli i kërkoi Komisionit Evropian që të fillojë pa humbur kohë procesin përgatitor me Shqipërinë duke qenë se ka skicuar qartë rrugën për bisedimet për anëtarësim. Gjithashtu ka përcaktuar një afat kohor, qershorin e 2019 për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Është një praktikë e njohur për BE, i cili edhe në rastin e Serbisë, edhe në rastin e Malit të Zi ka përcaktuar një afat kohor, ku ndodhi puna përgatitore. Sot gjithashtu ishte një ditë e rëndësishme edhe për vet projektin evropian. 72 orët e fundit kanë qenë orë të vështira ku na është dashur të komunikojmë me të gjitha nivelet vendimmarrëse për të komunikuar me detaje procesin e reformave.

 

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati reagoi edhe ndaj  sulmeve te opozitës qe  sipas tij 28 qershorin e kishin vendosur si ditën e bastit dhe humbjes se qeverise me procesin e integrimit. Kryediplomati tha se  ky proces nuk është i lidhur vetëm me fatin e një qeverie ndërsa lëshoi edhe një mesazh për Partine Demokratike  dhe aleaten e saj ne opozite LSI-ne.

 

Vendimi i Bashkimit Europian është i njëjtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne te dyja rastet qershori i 2019 përcaktohet afat për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *