Mbi 30 të rinj u bënë protagonistë të një projekti simulimi të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku diskutuan e debatuan rreth vendimmarrjes për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

 

Para takimit zyrtar, u sugjerua të mbahej edhe një takim informal për të negociuar sigurisht me ministrat e Holandës, Francës dhe Danimarkës. Takimi u asistua nga drejtori i BE-së në ministrinë e jashtme Sokol Dedja, i cili orientoi të rinjtë në formulimin e bisedës dhe debatit.

 

Pjesë e këtij takimi u bë edhe ministri për Evropën dhe punët e jashtme, Ditmir Bushati. Ai foli për provën e vështirë të atyre ditëve. Sipas tij, janë të rinjtë që do të vazhdojnë të përjetojnë procesin dhe vetë anëtarësimin e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *