E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Bushati i çon informacionet Metës

Ditmir Bushati ka dorëzuar pasditen e se mërkurës te treten shkrese ne Presidence per marrjen e autorizimit per negociatat me Greqinë.

 

Pas kërkesës se mbërritur nga kreu i shtetit per informacione me te detajuara lidhur me 7 pika, te cilat theksohen se jane te domosdoshme per te dhene autorizimin, Ministria per Evropën dhe Punet e Jashtme per me shume se nje jave ka punuar me ore te zgjatura per te plotësuar te grithe të dhënat e kërkuara nga Presidenti Meta.

 

Reklamë

Vizion Plus ka mësuar se kete here, materialet e mbërritura nga Ministria e Jashtme, jane shume me shume voluminoze se dy heret e para, ku nga verifikimet e paraprake, rezulton se jane plotësuar te gjitha shqetësimet qe kishte ngritur Presidenti Ilir Meta.

 

Ndersa mbeten vetem disa detaje per t’u saktësuar, por qe me shume gjasa, kjo nuk do te ndodh me ane te nje letre tjeter, por nëpërmjet nje takimi qe kreu i shtetit do te ketë ne ditët ne vijim me Ministrin Bushati.

 

Por a do ta jape tashme Ilir Meta autorizimin per plotfuqi, qe te nisin negociatat me Greqinë? Kësaj pyetjeje, kreu i shtetit do t’i përgjigjet sonte ne mbrëmje ne Real Story, përballe gazetarit Sokol Balla.

Më shumë video

Reklamë