Ish-anëtarja e Kryesisë së PD, Endira Bushati kërkon që ish-kryeministri Sali Berisha të mbajë përgjegjësi që ia besoi drejtimin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

 

Nga studioja e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, Bushati tha se ky ishte një gabim i ish-liderit të PD. Ajo u shpreh e zhgënjyer me reagimin e Berishës për zgjedhjet e 25 prillit, për të cilin votat e qytetarëve u blenë.

 

“Një nga gabimet e mëdha që ka bërë Berisha ka qenë koalicioni me LSI. Por edhe Berisha duhet të mbajë përgjegjësinë e vet për gabimin në emërimin e Lulzim Bashës. Ka qenë pak zhgënjyes reagimi i zotit Berisha, i djeshëm, por kjo nuk duhet të ndalojë askënd për të parë përpara. Në fund të ditës, Sali Berisha e ka kryer misionin e vet dhe ne po hyjmë në një dekadë të re, ka një brez të ri. Duhet një hapje, një bashkim i madh, duhet vullnet, mendje, zemër. Të krijohet një bashkim i madh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *