Thellimi i bashkëpunimit në nivel ekonomik, social e politik mes vendeve te Ballkanit dhe unionit, ndikon në përshpejtimin e anëtarësimit të rajonit në BE. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duke folur gjatë takimit të shefave të diplomacive në nismës adriatiko-joniane dhe strategjisë së BE-së për Ballkanin që mbahet ne Kroaci, deklaroi se ndërveprimi ekonomik e politik duhet pare si nje mundësi. Ai vuri theksin te rëndësia qe ka për Shqipërinë përmirësimi i ndërlidhjes ne fushën e transportit dhe energjisë, duke veçuar autostradën adriatiko-joniane dhe gazsjellësin TAP. Gjithashtu, ne kuadër te këtij ministeriali, ministri Bushati zhvilloi takime me homologun kroat Kovač dhe atë italian Gentiloni. Keta te fundit vlerësuan rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *