Subscribe

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka dërguar nje tjetër apel për opozitën per te hequr dore nga bojkoti dhe per te votuar vetingun, ne mënyre qe te mos bllokohet procesi i integrimit te vendit ne BE. Qëndrimin ai e ka shprehur ne nje interviste për televizionin France 24.

 

“Bashkimi Europian na e ka bere shume te qarte, pa reformën ne drejtësi dhe ne veçanti fillimin e zbatimit te vetingut, ne nuk kemi cfare te kërkojmë persa i përket hapjes se negociatave. Mazhoranca është e vendosur per t’i shkuar deri ne fund këtij procesi dhe po pret qe edhe opozita te luaje rolin e saj, pasi edhe ligjërisht gjithçka është ndare ne mënyre te barabarte.” 

 

I pyetur ne lidhje me kultivimin e kanabisit, Bushati theksoi se kjo është qeveria ka ndërtuar nje strategji kombëtare per ta luftuar fenomenin ne disa dimensione.

 

“Kjo është qeveria e pare e periudhës post-komuniste qe e ka njohur dhe pranuar realitetin e kultivimit te kanabisit ne Shqipëri. Dhe jo vetëm kaq, ne kemi përpiluar nje strategji kombëtare, jo vetëm per ta luftuar me forca policore fenomenin, pasi kjo ka rezultuar e pamjaftueshme, por edhe per ta dekurajuar atë.”   

 

Ne interviste, Bushati foli edhe per situatën ne Maqedoni, duke uruar për nje zgjidhje sa me te shpejte te krizës, ndërsa përsëriti se Tirana zyrtare nuk është përzier dhe nuk do te përzihet ne çështjet e brendshme te nje shteti fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *