Shoqëria “Integrated Energy” BV SPV ka ofruar 6 bursa studimi si dhe 2 vende pune për studentët më të mirë në Universitetin Polis, në kuadër të mbështetjes së këshillimit të karrierës. Administratorja e kësaj shoqërie Ariola Kodra, u shpreh se ky bashkëpunim do t’u vlejë të rinjve për ofrimin e mundësive të praktikave dhe punësimit në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

ARIOLA KODRA

ADMINISTRATORE E “INTEGRATED ENERGY”

“Pasi kemi ndërtuar një shkollë dhenjë kopësht për zonën e Kombinatit, mendojmë se arsimi i lartë është një tjetër moment i rëndësishëm. Jemi të bindur, se ky investim kthehet mbrapsh në mënyrën më të shkëlqyer me profesionisë dhe të rinj ekspertë në fushën e mjedisit. Dua t’ju premtoj që dy nga studentët tuaj më ekselentë të kenë mundësinë të pozicionohen në punë pranë zonës së trajtimin e mbetjeve. Përgjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit të mbetjeve.”

Ndërkaq zv. rektorja e universitetit Polis, nënvizoi nevojën për edukimin praktik, si të domosdoshëm në aftësimin e studentëve, shkruan “Vizion Plus”.

 

ELONA KARAFILI

REKTORE UNIVERSITETI POLIS

“Ka qenë gjithmonë në filozofinë e insitucionit tonë që në edukimin që ne ofrojmë të mos jetë vetëm teorik, të jetë në shërbim të nevojave të tregut dhe nuk mund të bëhet më mirë kjo sesa duke u konsultuar dhe bashkëpunuar ngushtë me aktorë nga sektori i biznesit. Ne e kemi proces periodik konsultimin e vazhdueshëm edhe për aryse të rishikimit të kurrikulave, të rishikimit të metodologjive mësimdhënëse, të proceseve të akreditimit të programve të studimit, kështu që që tani mund të mendojmë disa aspekte për të cilat mund të bashkëpunojmë më tej.”

 

Studentët përfitues të bursës dhe më tej të praktikës pranë shoqërisë Integrated Energy, e vlerësuan këtë si një mundësi për t’i hapur rrugën së ardhmes.

 

“Intergrated Energy BV SPV” është një shoqëri me kapital të huaj, që po realizon ndërtimin dhe njëkohësisht menaxhimin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në  qarkun e Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *