Bota
Burri shpërblen me mijëra dollarë këdo që vërteton akuzat se ka tradhtuar gruan

Simon Guobadia ofron 50 mijë dollarë për këdo që arrin t’i dërgojë fakte që tregojnë se ai ka tradhtuar bashkëshorten e tij gjatë periudhës që kanë qenë të martuar.
Reklamë
Përmes një postimi në “Instagram”, 56-vjeçari shkruan: “Le të argëtohemi pak. Nëse dikush mund të tregojë me fakte të besueshme se kam tradhtuar ish-gruan time midis 14/6/2019 (data e martesës) dhe 15/1/2021 (data e divorcit), ofroj 50 mijë dollarë.”
Reklamë
Çifti u njoh në një emision televiziv në Amerikë. Pasi u divorcuan, ndjekësit e emisionit e akuzuan se ai e ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij teksa ishin ende bashkë. Për të treguar se këto akuza nuk janë vërteta, ai publikoi ofertën.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




