Një ngjarje tronditëse është shënuar në Tajlandë. Një vajzë 1 vjeçe, e cila ishte shpallur e zhdukur prej 5 shtatorit, u gjet në një shpellë.

 

Personi që e kishte rrëmbyer, i cili ishte mik i babait të vajzës, tha se e mori atë për ta sakrifikuar për shpritrat pyjorë.

 

“Shpirtrat pyjorë më thoshin të sakrifikoja një fëmijë për fantazmën, kështu që unë e mora Ginën dhe e lashë para shpellës. Unë nuk e kam vrarë atë”, tha ai para hetuesve.

 

Më shumë se 200 oficerë policie, punonjës shpëtimi dhe vullnetarë kontrolluan nëpër shtëpitë e afërta dhe pyjet.

 

Autoritetet vunë në pranga rrëmbyesin. Ai pranoi se e mori 1-vjeçaren dhe e la atë në një shpellë, rreth dy milje larg shtëpisë së familjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *