Një grua është vlerësuar për përgjigjen e saj ndaj një të panjohuri, që i dërgoi foto nudo në rrjetet sociale.

Alexandra Kuri, nga North Yorkshire, tregoi përgjigjen e saj në “Twitter”, përgjigje e cila frymëzoi jo pak njerëz. Ajo tregoi sesi një burrë i kishte shkruar dhe më pas i kishte dërguar foto lakuriq.

 

E gjendur në një situatë të sikletshme, Alexandra u hoq sikur ishte robot duke shkruar: “AUTOREPLY: Ne kemi zbuluar transmetimin e imazheve pornografike të pakërkuara të një natyre të paligjshme  dhe adresa e pajisjes suaj është dërguar në departamentin e policisë në pritje të një hetimi. Nëse mendoni se ky është një gabim, përgjigjuni STOP.”

 

Mesazhi duket se bëri efekt, pasi burri u përgjigj dy herë “STOP”. Pasi ndau historinë, shumë njerëz thonë se do të ndjekin shembullin e Alexandra Kuri nëse ndodhen në një situatë të ngjashme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *